
Bota po na bashkohet për nxjerrjen e naftës, u takon kompanive të ulin çmimet për konsumatorët
07 prill 2022
| 23:33
Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se shtetet e tjera po i bashkohen ShBA-së, duke nxjerrë 240 milionë fuçi naftë në total.
Biden në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar se javën e kaluar ShBA kishte marr vendimin për lëshimin më të madh ndonjëherë nga Rezerva Strategjike e Naftës.
Sipas tij, kjo do të zgjerojë furnizimin për kompanitë e naftës dhe gazit.
“Tani u takon atyre të ulin çmimet për konsumatorët”, ka thënë ai.