Bota regjistroi sot rreth 4 milionë të infektuar nga Covidi

10 maj 2020 | 08:28

Më shumë se 3 984 960 raste infektimi dhe 276 435 të vdekur janë regjistruar në 195 vende dhe territore të botës që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit. Ndër këto raste, të paktën 1 312 900 sot konsiderohen të shëruar. Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00 janë regjistruar 4 656 vdekje të reja dhe 87 674 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë ShBA-ja 1 643, Brazili 751 dhe Britania e Madhe 346.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 887 raste, përfshirë 4 633 vdekje dhe 78 046 të shëruar. 1 rast i ri infektimi u njoftua midis të premtes dhe të shtunës.

Në numër rastesh, ShBA-ja është vendi më i prekur, me 1 297 549 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 77 744 vdekje dhe 198 993 të shërime.

Pas ShBA-së, vendet më të prekura janë Britania e Madhe me mbi 31 587 vdekje për 215 260 raste, Italia me 30 395 vdekje për 218 268 raste Spanja me 26 478 vdekje për 223 578 raste dhe Franca me 26 310 të vdekur për 176 658 raste.

 

Evropa – 1 707 797 raste (155 074 viktima).

ShBA-ja dhe Kanadaja – 1 365 168 raste (82 528 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 341 790 raste (18 679 viktima).

Azia – 284 322 raste (10 367 viktima).

Lindja e Mesme – 218 372 raste (7 502 viktima).

Afrika – 59 254 raste (2 160 viktima).

Oqeania – 8 261 raste (125 viktima).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Enver Hasani e ka komentuar qëndrimin e Albin…