Bota sot numëron mbi 4 milionë të infektuar nga Korona

09 maj 2020 | 09:09

Vazhdon të rritet numri i rasteve të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi. Sipas raportimeve të fundit, numri i rasteve të të infektuarve në mbarë botën ka shkuar në 4 milionë e 14 436 persona, kurse numri personave të vdekur në 276 251 persona. E numri i pacientëve të shëruar në mbarë botën ka shkuar një milion e 387 230.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta kenë numrin më të lartë të rasteve të të infektuarve dhe të vdekurve nga Korona. Në ShBA në total janë 1 milion e 322 163 të infektuar dhe 78 616 të vdekur nga Covid-19. Spanja renditet e dyta, që në total ka 260 117 të infektuar dhe 26 299 të vdekur. Italia renditet e treta me 217 185 të infektuar dhe 30 201 të vdekur. Pas Italisë renditet Britania e Madhe me 211 364 të infektuar dhe 31 241 të vdekur. Rusia renditet në vendin e pestë me 187 859 raste në total, por ka një numër të ulët të personave vdekur nga Korona, vetëm 1 723 të vdekur. Pas Rusisë renditet Franca me 176 079 të infektuar dhe 26 230 të vdekur.

 

 (B. D.: “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka…