Bota sot regjistroi 14 703 viktima dhe 339 182 të infektuar
Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga COVID 19 vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën. Sipas wordometers.info, numri i viktimave ka shkuar në 14 703 dhe ai i të infektuarve në 339 182.
Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 99 014.
Italia është bërë vendi më i prekur nga koronavirusi. Në vend tashmë janë shënuar 5 476 viktima dhe 59 138 të infektuar.
Zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto por, jo vetëm.
Kina ka pasur ulje te rasteve me COVID 19 dhe deri më tani janë regjistruar 3 270 viktima dhe 81 093.
Edhe në Spanjë situata paraqitet e rëndë. Numri total i viktimave ka shkuar në 1 772 dhe i të infektuarve në 28 768.
Numri i viktimave nga COVID 19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8 100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.
Ndërkohë, COVID 19 ka prekur edhe Shqipërinë që ka regjistruar 3 viktima dhe 89 të infektuar.