Botafogo e dëshiron Cavanin
Skuadra braziliane, Botafogo dëshiron ta transferojë me çdo kusht sulmuesin uruguaian të Manchester Unitedit, Edinson Cavani.
Botafogo është klubi i ri brazilian i gatshëm për t’u bërë referenca më madhe në futbollin e Amerikës së Jugut, duke pasur parasysh ardhjen e mundshme të disa yjeve që janë aktualisht në tokën evropiane. E ndër ata që janë në listën e Botafogos është edhe sulmuesi uruguaian i Manchester Unitedit.
Botafogo dëshiron të formojë një skuadër plotësisht konkurruese pas rikthimit në elitën e futbollit brazilian. Cavanit i përfundon kontrata e tij me Manchester United më 30 qershor, derisa deri më tash nuk ka pasur asnjë lëvizje nga klubi anglez për të zgjatur marrëdhënien kontraktuale me futbollistin 35-vjeçar. Por, Botafogo nuk është skuadra e vetme e Amerikës së Jugut e interesuar për nënshkrimin e Edinson Cavanit, pasi Boca Juniors, Atletico Mineiro dhe Corinthians gjithashtu kanë qenë së fundmi të interesuara për transferimin e “Matador”-it, i cili gjithashtu kohët e fundit është lidhur edhe me skuadrat më të mira evropiane si Barcelona apo Atletico Madrid.