Botërori i Fitnessit, shqiptarja Gentiana Beqa shpallet kampione bote
Në Korenë e Jugut është duke u zhvilluar Botërori i Fitnessit. Kampione në kategorinë “Wellnes” është shpallur sportistja shqiptare, Gentiana Beqa.
Tanimë vajza kuqezi do marrë pjesë edhe në kategoritë “Wellnes Fitness” dhe “Over All” për të kërkuar suksesin absolut në këtë event. Prezent në ceremoninë e dorëzimit të medaljes ishte edhe kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSh), Fidel Ylli.
“Sportistja shqiptare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria ‘Wellnes’ në Kampionatit Botëror të Fitnessit, Kore e Jugut. Në ceremoninë e medaljeve ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Fidel Ylli, i cili pati nderin t’i jepte kupën kampiones së Botës. Beqa do të garojë dhe në kategorinë ‘Wellness Fitnes’” – 168 cm dhe kategorinë ‘Over All’ për t’u shpallur kampione absolute”, ka njoftuar KOKSh-i.