Botërori i Klubeve, zyrtarizohet formati i ri me 32 skuadra
14 shkurt 2023
| 21:07
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka qenë gjithmonë fanatik i idesë që në Botërorin e Klubeve të ketë shumë skuadra. Sot në këshillin e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë është miratuar një projekt që do të marrë jetë në qershor-korrik 2025.
Do të jenë 32 ekipe që do të marrin pjesë në garë dhe shpërndarja do jetë si më poshtë:
AFC (Azia) 4 klube
CAF (Afrika) 4 klube
Concacaf (Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibet) 4 klube
CONMEBOL (Amerika e Jugut) 6 klube
OFC (Oqeania) 1 klub
UEFA (Evropa) 12 klube
Vendi organizator 1 klub
Botërori i Klubeve për vitin 2023 do të mbahet në Arabinë Saudite, turne ky i programuar të luhet nga 12 deri në 22 dhjetor.