Botërori i të rinjve në boks mbahet më 2 nëntor
15 maj 2020
| 20:31
Kampionati i të Rinjve dhe të Rejave (Youth) do të zhvillohet në qytetin e Polonisë Kielce nga 2 deri me 9 nëntor 2020, ka njoftuar federate botërore AIBA.
Boksierët më të mirë në botë nga 17 dhe 18 vjeç do të garojnë në 10 kategori (pesha). Kampionati botëror i boksit për të rinjë për meshkuj dhe femra, këtë vit do të mbahet në Kompleksin Sportiv “Hala Legionoë” në Kielce.
Polonia pa konkurrencë e fitoi kandidaturën ndaj rivalit Nikaragua, që ta organizonte këtë garë. Do të jetë hera e parë që vendi mirëpret ketë ngjarje.