Botërori i xhudos, Nora Gjakova vazhdon tutje, ndalet Flaka Loxha
09 maj 2023
| 13:38
Nora Gjakova ka ecur tutje në Kampionatin Botëror të xhudos.
Garuesja nga Kosova ka mposhtur italianen Thauany David Capanni Dias në rrethin e dytë, ndërsa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.
Në xhiron e tretë të kategorisë deri në 57 kilogramë, kampionia olimpike do të ketë punë me gjermanen Seija Ballhaus.
Nora synon të fitojë medalje në këtë Botëror, i cili po mbahet në Doha të Katarit.
Ndërkohë, Flaka Loxha i ka dhënë fund eksperiencës në këtë eveniment prestigjioz pasi u ndal nga braziliania Jessica Lima në rrethin e dytë.
Paraprakisht, Flaka në atë të parë e kishte mundur garuesen nga Mauritius, Christianne Legentil.