Botërori nis me “protesta” | Tifozët latino-amerikanë të revoltuar: Duam birra! (Video)
Një botëror shumë ndryshe nga të tjerët. Katar 2022 “çeli siparin” sot me ndeshjen hapëse mes ekipit të vendit organizator dhe Ekuadorit.
Pavarësisht se është aktiviteti më i rëndësishëm sportiv në të gjithë botën, ky edicion duket se nuk e ka atë magjinë e botërorëve të kaluar.
Ndeshja e parë, nuk ka arritur që të tërheqë as tifozët vendas, aq sa shumë pjesë të stadiumit “Al Bayt” janë të boshatisura.
Gazetari Adam Leventhal i medias britanike “The Atletic” ka publikuar disa foto nga stadiumi në minutën e 61’ të ndeshjes.
Siç shihet nga pamjet, shumë prej ndenjësve ishin të boshatisura. Një tjetër fakt që duket se ka “mërzitur” tifozët është edhe ndalimi i pijeve alkoolike brenda stadiumit.
La hinchada #ECU ya tiene el primer hit del #FIFAWorldCup : “Queremos cerveza, queremos cerveza” pic.twitter.com/Pk91fYLug5
— Javier Lanza (@javierlanza) November 20, 2022
Një vendim i FIFA-s vetëm pak ditë përpara nisjes, nuk është pritur mirë nga fansat, të cilët e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre gjatë ndeshjes Katar-Ekuador. Në një video të publikuar nga mediat e huaja, shfaqen tifozët e Ekuadorit të cilët bërtasin “duam birra, duam birra”.