Botës po i duhet ndihma e mjekëve kubanë

17 mars 2020 | 09:32

A do ta mundin ekspertët kubanezë këtë epidemi, shkruan “Deutsche Welle”, duke theksuar se në këtë krizë botërorë me koronavirusin, një ilaç nga Kuba po luan rol të veçantë. Fjala është për medikamentin “Interferon alfa-2b”.

Ky preparat antiviral, sipas së përditshmes kubaneze “Granma”, futet në listën e 30 medikamenteve që Pekini e përdor si terapi tek të prekurit me koronavirus, transmeton “Telegrafi”.

Kur është fjala për prodhim dhe përdorim global të këtij ilaçi, Organizata Botërore e Shëndetësisë është paska më e përmbajtur, shkruan “Deutsche Welle”.

Dina Pfeifer nga shtabi mjekësor i OBSh-së thotë se është e pamundur të komentohen gjasat për shërim pa studime klinike. Bashkëpunimi mjekësor në mes të Kubës dhe Kinës do të duhej të ishte shembull i vendi socialist në luftën kundër epidemisë Covid 19, sepse medikamentet kubane dhe serumet nuk janë të njohura për vatrat e prekura, por mjekët kubanë po.

Kjo e kujton më së miri veprimin e tyre në kulmin e epidemisë së Ebolës në vitin 2014 që kishte prekur pjesën perëndimore të Afrikës. Kuba kishte dërguar më shumë se 460 mjekë në Sierra Leone, Liberi dhe Guine, kurse 165 prej tyre kishin punuar sipas direktivave të OBSh-së.

“OBSh ka një përvojë të mirë me mjekët kubanë, kur është fjala për veprimet kundër Ebolës”, thotë Bert Hoffman, ekspert pranë Institutit GIGA. Ai ka prognozuar se në luftën kundër koronavirusit do të kërkohet ekspertiza e mjekëve kubanë.

“Do ta kemi koronavirusin edhe në shumë vende të varfra me sistem të dobët shëndetësor. Nëse OBSh-ja dëshiron të reagojë ndaj kësaj, atëherë mjekët kubanë do të mund të angazhoheshin edhe në Afrikë”, shtoi Hoffman.

Fidel Castro i pati quajtur “armata e mantelbardhëve” mjekët kuban që kishin shërbyer në misione ndërkombëtare. Nga viti 1963, sipas të dhënave të ministrisë kubane të Shëndetësisë, janë ndërmarrë më shumë se 600 aksione në 164 vende të botës. Aktualisht Kuba është e angazhuar në 67 vende me 30 mijë ekspertë, në veçanti në Afrikë dhe Amerikën Latine.

Siç raporton “Deutsche Welle”, sistemi shëndetësor në Kubë ka shumë mjekë, por duke marrë parasysh krizën ekonomike, mungojnë barnat dhe pajisjet mjekësore. Atje taksistët fitojnë më shumë sesa mjekët.

E tani që koronavirusi ka mbërritur deri në Havanë, gazeta e partisë komuniste Granma ka shkruar se tre turistë italianë kanë rezultuar pozitiv në testet e koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se është dëmtuar gypi…