Botohet kompleti i veprave i poetit dhe studiuesit Sali Bashota

31 korrik 2023 | 08:43

Shtëpia botuese “Logos-A” ka nxjerrë nga shtypi veprën gjashtëvëllimore të poetit dhe studiuesit Sali Bashota.

Sali Bashota nga viti 1984 është profesor i letërsisë në Fakultetin e Filologjisë (Universiteti i Prishtinës).
Nga viti 2003-2013 ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ka qenë kryeradaktor i revistës letrare “Jeta e re” (2000-2003), nënkryetar i Unionit të Bibliotekave të Ballkanit (2009-2012), kryetar i Këshillit Botues të Universitetit të Prishtinës (2009-2012), kryetar i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” (2013-2015), anëtar dhe kryetar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (2018-2021) etj.

Është autor i veprave me poezi, prozë poetike, studime për letërsinë dhe kritikë letrare. Është përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës dhe është përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij janë promovuar në festivale ndërkombëtare të poezisë, si dhe është nderuar me çmime të larta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Veprat e tij kryesore janë: “Albumi i grisur” (1986), “Kuteli, prozator, poet, kritik” (1999), “Dalje nga trishtimi” (1999), “Bukuri e nëmur” (2006), “Dorëshkrimi i ngjallur” (2011), “Në fillim ishte Drita” (2017), “Lutja e parë e shpirtit” (2020), “Proza e filleve të modernitetit” (2006), “Enigma e shkrimit” (2018) etj., si dhe vepra në gjuhë të ndryshme të botës: “Exilul Sufletului” (2004), “Schalte das magische Licht ein” (2004), “Only Death is White” (2005), “När himlen tystnar” (2012), “Allume la lumière magique” (2012), “Il gioco delle foglio” (2015), “Laŝtono de la amo” (2017), “Whispering Agony” (A Quarantine Book, 2020), etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka shkruar sot rreth…