Botohet libri “366 thënie për jetën, vdekjen, shpirtin…”

16 nëntor 2023 | 14:38

Ka dalë nga shtypi, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, libri “366 thënie = 366 quotes = për jetën, vdekjen, shpirtin, psikologjinë, etikën, suksesin, paratë… = about life, death, soul, psychology, ethics, success, money…”, përgatitur nga Aida Berisha.

Në këtë libër janë përmbledhur 366 thënie për jetën, vdekjen, shpirtin, psikologjinë, etikën, suksesin, paratë… nga shkrimtarë, shkencëtarë, filozofë, mendimtarë, psikologë, afaristë… ndërkombëtarë, thëniet e të cilëve kanë zënë vend në qendër të veprave bestsellerë.

Aida Berisha, me shije dhe përkushtim, me njohuri të mira të gjuhës angleze dhe të gjuhës shqipe, ka bërë përzgjedhjen e tyre dhe të përmbledhura i ka sjellë paralelisht në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.

Shënime për autoren

Aida Berisha lindi në Dubovë. Aty mbaroi shkollimin fillor, ndërsa pas përfundimit të shkollimit të mesëm në Pejë, katër vjet studime për ekonomi bëri në Prishtinë. Në vitin 1992 u zhvendos në Londër dhe, pas tre vjetësh qëndrim, u hyri studimeve nga fillimi në fushën e kontabilitetit dhe të financave. Më pas u punësua në një institucion financiar me gjysmë orari. Aida iu kthye studimeve edhe një herë kur fëmijët filluan shkollimin. Gjatë kësaj kohe ajo i dha provimet profesionale për kontabilitet nga ACCA. Sot mban pozitën e kreut të financave në një kompani botërore me filial në Londër. Pasioni për ta mësuar të vërtetën mbrapa pohimit se “njeriu e farkon jetën vetë”, e nxiti Aidën të hulumtojë rreth arsyeve, motivimeve dhe mënyrave për përmirësimin e cilësisë së jetës. Ndoqi një sërë trajnimesh në këto fusha: Personal Performance Coaching (udhëzime për performancë personale), Clinical Hypnosis (hipnozë klinike), EFT – Emotional Freedom Technique (teknika e lirisë emocionale), NLP – Neuro-Linguistic Programming (programimi neuro-gjuhësor), Self-Esteem for Children (vetëbesimi për fëmijët), Reconnective Healing (shërimi rilidhës), Theta Healing (shërimi theta). Në vitin 2020 Aida botoi librin e parë “Duaje veten, ndriço jetën”, i cili u shkrua si rezultat i gjurmimeve të saj mbi dy dekada në lëmin “self help”.

Thënie të shkëputura nga libri:

Tri gjëra e tregojnë njeriun: sytë e tij, miqtë e tij dhe thëniet e tij të pëlqyera.

 

Three things tell a man: His eyes, his friends, and his favourite quotes.

 

Immanuel Kant

 

Ankthi nuk na vjen nga të menduarit për të ardhmen, por nga dëshira për ta kontrolluar atë.

 

Our anxiety does not come from thinking about the future, but from wanting to control it.

 

Khalil Gibran

 

Të besosh në gjërat që mund të shohësh dhe t’i prekësh nuk është aspak besim. Por të besosh në të padukshmen është një triumf dhe një bekim.

 

To believe in the things you can see and touch is no belief at all. But to believe in the unseen is a triumph and a blessing.

 

Bob Proctor

 

Edukimi i mendjes pa edukuar zemrën nuk është aspak edukim.

 

Education the mind without educating the heart is no education at all.

 

Aristotele

Sekreti i të jetuarit mirë dhe gjatë është: ha përgjysmë, ec dyfish, qesh trefish dhe dashuro pa masë.

 

The secret of living well and longer is: eat half, walk double, laugh triple and love without measure.

 

Tibetan proverb

 

Një nga funksionet kryesore të fesë së organizuar është t’i pengojë njerëzit ta përjetojnë drejtpërdrejt Zotin.

 

One of the main functions of organised religion is to protect people against direct experience of God.

 

Carl Jung

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në kishën e “Shën Naumi i Ohrit – Çudibërësi”…