Botohet libri “Financimi i Partive Politike dhe Fushatave Elektorale në disa shtete të Evropës Juglindore”

23 janar 2023 | 22:33

Është botuar libri me titull “Financimi i Partive Politike dhe Fushatave Elektorale në disa shtete të Evropës Juglindore”, i autorëve Prof Sadik Haxhiu dhe Prof Fadil Osmani.

Libri në fjalë trajton pos tjerash financimin  e subjekteve politike në Evropën Juglindore nga ekspertet e sistemeve elektorale.

RECENSIONI I LIBRIT:

Libri” Financimi i Partive Politike dhe Fushatave Elektorale në disa shtete të Evropës Juglindore” i autorëve: Prof Sadik Haxhiu dhe Prof Fadil Osmani është një studim i veçantë dhe konkret në fushën e psefologjisë. Financimi i subjekteve politike në Evropën Juglindore nga ekspertet e sistemeve elektorale është një prej çështjeve me të ndjeshme dhe më të diskutuara. Financimi i partive politike dhe i fushatave elektorale në Evropën Juglindore po shkon drejt trendëve bashkëkohore të botës demokratike. Janë miratuar një mori aktesh juridike që sanksionojnë organizimin e partive politike dhe fushatave të tyre elektorale, duke përcaktuar edhe limite për financimin e tyre veçanërisht nga subjektet private. Këto forma të financimit janë sanksionuar përmes: ligjeve zgjedhore, kodeve zgjedhore, ligjeve për financimin e partive politike si dhe akteve të tjera juridike. Autorët në këtë libër janë fokusuar te financimi i partive politike dhe fushatave elektorale, me theks të posaçëm në shtetet e Evropës Juglindore. Libri është i hartuar dhe i ndarë në tetë kapituj. Në kapitullin e parë flasin për financimin e partive politike dhe fushatave elektorale në përgjithësi, për tu fokusuar pastaj për financimin e partive politike dhe fushatave elektorale në shtatë shtete të Evropës Juglindore të cilat janë: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia. Në secilin kapitull është hulumtuar mënyra dhe forma e financimit të partive politike, subjektet financuese, limitet e financimit, ndalimi i financimit nga subjektet anonime, kontrollimi dhe auditim i financave të partive politike nga ana e organeve të autorizuara shtetërore si dhe masat ndëshkuese për subjektet politike dhe financuese të cilat kanë shkelur dispozitat ligjore. Më tej, ata kanë konstatuar se partitë politike dhe format tjera të organizimit dhe bashkimit politik, në intervale të caktuara kohore, raportojnë te organet e autorizuara shtetërore, por një vëmendje të posaçme zgjon financimi privat i subjekteve politike dhe financimet “pa gjurmë” ose financimet anonime të partive politike dhe fushatave elektorale Gjatë hulumtimit të këtyre dukurive dhe fenomeneve të financimit, autorët kanë konstatuar se dallojnë shumë në mes veti financimet publike dhe financimet private, për partitë politike dhe fushatat elektorale, si për kah mënyra e financimit ashtu edhe për kah mënyra e shpenzimeve. Deri sa te të gjitha shtetet me pak përjashtime, financimet publike të partive politike dhe fushatave elektorale janë më lehtë për tu menaxhuar dhe kontrolluar nga ana e organeve të autorizuara shtetërore, financimet private, janë më vështirë për tu menaxhuar dhe kontrolluar. Te burimet publike të financimit të partive politike dhe fushatave elektorale, dihet saktë financuesi i cili është shteti, prandaj edhe partitë politike shumën e mjeteve financiare si të hyra nga shteti e ka detyrim ti raportojë si shpenzime te organet e autorizuara shtetërore. Në anën tjetër, te burimet private të financimit të partive politike dhe fushatave elektorale, është më vështirë të regjistrohen shumat e të hyrave financiare, prandaj edhe më lehtë partitë politike ti shmangin raportimet objektive të këtyre shpenzimeve. Në fund, në shtetet e Evropës Juglindore është imediate të bëhen reforma të thella më fushën e financimit të partive politike dhe fushatave elektorale. Në mënyrë të posaçme duhet luftuar financimet private në para të gatshme si dhe financimet anonime, të cilët po rrezikojnë rrjedhat e votimit demokratik dhe vullnetit qytetar.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në…