Botohet libri “Gdhendësi i pikëllimit” i Shkëlzen Halimit
Nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, ka dalë nga shtypi libri me poezi “Gdhendësi i pikëllimit” i Shkëlzen Halimit. Nga kjo javë këtë libër mund ta gjeni në libraritë e Prishtinës.
Shënime për autorin:
Shkëlzen Halimi (1961) ka lindur në Preshevë. Ka mbaruar studimet në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Shkup. Deri më tani ka botuar këto vepra: Ujem dashurie (poezi, Flaka e Vëllazërimit, Shkup), Qeshje pa zë (poezi, Rilindja, Prishtinë), Beti blu në Bit Pazar (poezi, Rilindja, Prishtinë), Rruga kobër (poezi, Blendi as, Prishtinë), Lule në shkretëtirë (poezi, Vatra, Shkup), Portret pa fytyrë (poezi, Logos a, Shkup), Stinë pa emër (poezi, Konica, Shkup), Vdekja është këtupari (poezi, Armagedoni, Prishtinë), Tingujt e hejbeve të vogla (poezi, Armagedoni, Prishtinë), Muzeu i pritjes (poezi, Naimi, Tiranë) Agshol i grisur (tregime, Flaka e vëllazërimit, Shkup), Vdekja e Vincentit (tregime, Aza Sesoft, Tetovë), Mona Liza (tregime, Konica, Shkup), Kthimi (roman, Konica, Shkup), Lulet e mërzisë (dramë, Logos a, Shkup), Stacioni (dramë, Konica, Shkup), A filloi shfaqja! (dramë, Konica, Shkup), Mes për mes (publicistikë, botim privat, Shkup), Vetëmashtrimi në një kohë pa kohë (publicistikë, Logos a, Shkup), Manipulimi i emocionit apo tranzicioni (shqiptar) në labirint (publicistikë, Logos a, Shkup), Shoqëri e lodhur shqiptare (publicistikë, Konica, Shkup) etj. Poezitë dhe prozat e Sh. Halimit janë përkthyer në shumë gjuhë dhe janë përfshirë në disa antologji, ndërkaq dramat e tij janë inskenuar në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Prizren etj. Gjithashtu, ka përkthyer disa vepra nga maqedonishtja dhe serbokroatishtja.