BOTOHET LIBRI “HYRJE NË PËRKTHIM DHE NËINTERPRETIM” I PROFESORIT DHE PËRKTHYESIT NAIM KRYEZIU

29 maj 2023 | 19:55

Këto ditë Shtëpia Botuese Artini e botoi librin e prof. asoc. dr. Naim Kryeziut me titullin “Hyrje në përkthim dhe në interpretim”.

pjesën e parë të  këtij libri studentët do të njihen me parimet më kryesore të artit të pԯrkthimit, pastaj me vështirësitë që mund të ballafaqohet përkthyesi gjatë procesit të bartjes të një teksti letrar.

Gjatë shembujve përkatës studentët kanë mundësinë të njihen edhe me mënyrat e përdorimit të mjeteve të ndryshme të përkthimit, siç janë fjalorët e ndryshëm, tekstet krahasuese, pra, edhe me mjeshtërinë e përkthimit.

Në këtë libër studentët kanë mundësi të mësojnë për rolin, për  rëndësinë, por edhe për ndikimin e përkthimit letrar në historinë e kulturës njerëzore. Ky rol i përkthimit letrar është rritur krahas zhvillimit të shoqërisë. Kësisoj, përkthimi është jo vetëm bashkudhëtar, por edhe interpretues i letërsisë dhe i veprës letrare në shoqëri.

Vetëm falë një përkthimi të mirëfilltë e me vlerë, një kryevepër e një artisti të madh të fjalës bëhet me të vërtetë vepër e letërsisë së përbotshme dhe kalon me sukses kufijtë e vendeve e të shekujve, qarkullon në hapësirë e në kohë dhe ndikon sidomos në rrafshin e jetës shoqërore, kulturore, estetike, artistike dhe etike të njerëzimit. Pra, përkthyesi duhet të kuptojë se ka për detyrë të hyjë në thellësi të botës shpirtërore të autorit e të veprës së tij, në mënyrë që t’ia dalë mbanë për të gjetur fjalët e sakta, fjalët e përshtatshme gjatë procesit të përkthimit.

Ndërsa pjesa e dytë e librit  ka për qëllim t’i njohë studentët me teoritë e ndryshme, me metodologjitë e me strategjitë e përkthimt dhe të interpretimit, si edhe me vështirësitë që mund të hasin përkthyesit e ardhshëm në procesin e përkthimit dhe të interpretimit. Në këtë pjesë të këtij teksti studentët do të njihen me teknikat dhe me parimet më thelbësore për përkthimin dhe për interpretim.

Studentët nga ky tekst kanë mundësinë të mësojnë gjithashtu që të mos i bartin në mënyrë mekanike rregullat sintaksore nga njëra gjuhë në tjetrën. Njohuritë e fituara nga materiali që ofron ky tekst, studentët mund t’i zbatojnë në praktikë duke përkthyer dhe interpretuar tekste e biseda të niveleve e fushave ndryshme.

Shënime për autorin:

Naim Kryeziu (1964) është mësimdhënës Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane Fakultetin e Filologjisë Universitetit Prishtinës “Hasan Prishtina”. fushën e përkthimit letrar ka përkthyer nga shqipja gjermanishtvëllimet me poeziNdiz dritën magjike”, “Zogj plagosurdheAtëherë poeti tha poetëve ndryshëm kosovarë.

Ndërkaq, nga gjermanishtja shqip ka përkthyer librin e autoreszvicerane Yvonne-Denise Köchli me titull “Frauen, wollt ihrnoch 962 Jahre warten?”, pas romaninDyshimishkrimtarit shquar zviceran Friedrich Dürrenmatt, veprëneseistike me titull “Das Gewissen der Worte nobelistit Elias Canetti dhe vitin 2022 ka përkthyer edhe veprën madhoreShtatë legjendat shkrimtarit zviceran Gotfrid Kelerit.

Për përkthimin e veprës me titull “Das Gewissen der Wortenobelistit Elias Canetti i është dhënë çmimi i dytë ngaKancelaria Federale e Austrisë. Ndër tjera, është marrë dhemerret vazhdimisht edhe me botimin e punimeve shkencore fushën e letërsisë e përkthimit letrar.

Është sekretar i përgjithshëm i PEN Qendrës Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 30 gazetarë shqiptarë që për tri orë mbetën të…