Botohet libri i autorit Faton Mehmetaj, “Veprimtaria e shërbimeve sekrete ruse në shtetet e Ballkanit”
Libri më i ri i studiuesit dhe njohësit të mirë të çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Faton Mehmetaj, “Veprimtaria e shërbimeve sekrete ruse në shtetet e Ballkanit”, sjellë të dhëna dhe dëshmi tronditëse mbi shtrirjen dhe veprimtarinë e shërbimeve sekrete ruse në Ballkan.
-Si tentuan shërbimet ruse ta destabilizojnë Kosovën?
-Si tentuan grusht shtetin në Mal të Zi, në Shqipëri e Maqedoni?
-Cilat janë shërbimet ruse që operojnë në Ballkan?
-Cilat janë format dhe metodat e shërbimeve sekrete ruse për të destabilizuar rajonin?
-Cila është strategjia e tyre operuese?
-Si ndikuan këto shërbime nëpërmjet medieve, politikës, ekonomisë, të fuqizojnë politikanë dhe struktura politike për t’i pozicionuar në strukturat më të larta të shteteve të rajonit për të mbrojtur interesat pro-ruse?
Përgjigjet në këto pyetje dhe në shumë e shumë pyetje të tjera i gjeni në librin ekskluziv “Veprimtaria e shërbimeve sekrete ruse në shtetet e Ballkanit”, një studim hulumtues, i autorit Faton Mehmetaj, i pari i këtij lloji dhe njëherësh ndër librat më të kërkuar nga lexuesit, ku nxirret lakuriq veprimtaria destabilizuese e shërbimeve ruse në rajon.
Libri përmban 214 faqe dhe është botim i përbashkët i Institutit për Studime Gjeopolitike dhe Siguri (ISGJS) dhe Gazetës së Përditshme Shqiptare “EPOKA E RE”, në Prishtinë.