Botohet libri i Avdush Canajt “Era harroi sandalet”

09 korrik 2023 | 09:18

Ka dalë nga shtypi, nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”, libri me poezi “Era harroi sandalet” i autorit Avdush Canaj.

Subvencionimin e botimit të librit e ka bërë Ministria e Kulturës e Kosovës.

Botuesi Berat Armagedoni, në kopertinën e librit, ka shkruar një shënim të shkurtër për të: “Avdush Canaj krijimtarisë poetike ia shtoi edhe një titull të ri libri. Jo çfarëdo libri. Jo çfarëdo poezi. “Era harroi sandalet (99 poezi për fëmijë e të rinj)” është një libër mjaft i veçantë për fëmijë, për të rinj dhe për këdo tjetër që lexon dhe shkruan poezi. Edhe pse autori në nëntitull kufizon moshën e lexuesve, kur i lexojmë disa poezi të këtij libri na shkon mendja ose ta heqim nëntitullin e tij, ose ta plotësojmë me këto fjalë ‘edhe për të rritur’. Motivet dhe temat në poezitë e Canajt janë të ndryshme edhe brenda cikleve. Ka poezi për tokën, natyrën dhe bukuritë e tyre. Për diellin dhe për shiun. Për stinët dhe për festat. Ka poezi për mjedisin, për shoqërinë, për shkollën, për kafshët dhe për gjithçka tjetër që na rrethon dhe me të cilat bashkëjetojmë. Ka poezi për prindërit, sidomos për nënën. Edhe për luftën dhe lirinë. Në secilën poezi ka rrëfim, por më shumë përshkrim dhe emocion (ndjenjë). Me këtë libër Canaj lexuesit i bënë më të ndjeshëm dhe më të arsyeshëm. Më të dashur dhe më të çlirët. Më kreativë e më të edukuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyqanet janë plot me fruta të stinës, dhe shumica prej…