Botohet libri i përmbledhjeve Konferenca Shkencore Gjithëkombëtare
Është botuar libri i përmbledhjeve Konferenca Shkencore Gjithëkombëtare.
Ky libër nuk do të jetë për shitje por do të shpërndahet falas. Meqë është kohë pushimesh, shpërndarja do të fillojë nga muaji shtator, ka njoftuar Këshilli Organizativ i këtij libri.
Përfitues të librit do të jenë fillimisht të gjithë pjesëmarrësit e konferencës.
Tirazhi i ekzemplarëve të librit të botuar do të jetë i kufizuar, mbi 300 sosh.
“Materialet e botuara në këtë libër do të shërbejnë si dëshmi për gjeneratat e reja, në mënyrë që ta kuptojnë se çfarë begatish të shumta dhe shumëllojshme natyrore ka vendi ynë dhe të kuptojnë, se këtij vendi nuk i mungon inteligjenca që di rëndësinë ekonomike dhe strategjike, por i mungon politika kombëtare, që mundësitë dhe begatitë e vendit, për pozita pushteti, ua dhuroi të huajve”, bëhet me dije në njoftimin e Këshilli Organizativ të librit.
Materiali i botuar në këtë libër do t’i ofrohet institucioneve arkivore e bibliotekave kombëtare, në mënyrë që t’u shërbejnë studiuesve të rinj.
Shpenzimet e organizimit të Konferencës së mbajtur, përgatitjes, postimit dhe botimit të materialeve e gjithçka rreth saj, u financuan nga: Abdullah Begolli, Xhafer Murseli dhe Rafet Zeqiri.