Botohet libri mbi efektet e prindërimit në mësimdhënien bashkëkohore
07 mars 2020
| 17:45
Mësimdhënësit e dalluar për cilësi në mësimdhënie, Besjana Rexhepi dhe Kastriot Veselaj, kanë punuar një kohë të gjatë për të dhënë në librin e tyre të ri një kontribut të pashoq për mësimdhënësit dhe për mësimdhënien në përgjithësi.
Autorët e librit thonë se libri ka karakter social e pedagogjik. Sipas tyre, ky libër në fokus ka prindërimin dhe efektet e tij në mësimdhënien bashkëkohore.
Në formën përfundimtare, libri mori titullin “Prindërimi dhe efektet e tij në mësimdhënien bashkëkohore”.
Recensues të librit janë Lekë Mrijaj dhe Ganimete Selimi – Qerimi. Redaktor i librit është Adem Ajvazi, ndërkaq korrektor është Muhamet Ukshini. /Mentor Hajrizi/Epoka e re/