Botohet libri “Media tradicionale përballë medias së re”

26 maj 2021 | 19:07

Profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Alban Zeneli ka publikuar të mërkurë librin “Media tradicionale përballë medias së re”.

Autori i librit Alban Zeneli, ka thënë për gazetën “Epoka  e re”, se ky libër trajton një mori çështjesh dhe sfidash me të cilat përballët gazetaria në kohën e tanishme, si nga aspekti teknologjik ashtu dhe ai legjislativ.

“Libri ‘Media tradicionale përballe medias së re’ është një studim monografik për ndryshimet që ka sjellë teknologjia në format e funksionimit të medias. Studimi është i shtrirë në tri fusha të funksionimit të medias, në aspektin profesional të formës dhe standardeve profesionale të prodhimit medial, si dhe ndryshimet që kanë ndodhur në këtë aspekt në Kosovë”, ka thënë Zeneli.

Ai po ashtu bëri të ditur se pos tjerash në këtë libër trajtohet edhe çështja e medieve sociale dhe ndikimi i tyre në audiencë, si dhe sfidat ligjore karshi të bërit gazetari në Kosovë.

“Në sferën e dytë trajtohet ndryshimi që kanë sjellë portalet dhe rrjetet sociale në publik-audiencë. Ndërsa,  në sferën e fundit janë trajtuar sfidat ligjore që ka sjelle ky ndryshim teknologjik”, ka deklaruar ai.

(A.MAVRAJ/Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori Agron Shabani ka filluar punën me hendbolliste për ndeshjet…