Botohet libri “Shkenca e Ilmul Kelamit – parimet bazë” i Myftiut Naim ef. Tërnava
Shtëpia Botuese “Dituria Islame” nxori nga botimi librin më të ri “Shkenca e Ilmul Kelamit – parimet bazë”, i autorit, Myftiut Naim ef. Tërnava.
I ndarë në pesë kapituj, libri trajton parimet bazë të shkencës së Ilmul Kelamit.
Në kapitullin e parë trajtohen koncepti i besimit, roli i Shpalljes, nevoja e njeriut për Shpalljen hyjnore dhe dërgimin e pejgamberëve etj.
Më pas libri vazhdon me trajtimin e historikut dhe përmbajtjen e shkencave bazë të fesë, për të vazhduar më tutje me kapitullin e tretë dhe të katërt, në të cilët trajtohen shkolla maturidite, respektivisht ajo esharite.
Në kapitullin e pestë trajtohen doktrinat e Imam Tahaviut për besimin, për Zotin, për Arshin, Kurani, Xhenetin e Xhehenemin etj.
Librin “Shkenca e Ilmul Kelamit – parimet bazë” mund ta gjeni në librarinë “Dituria Islame” dhe në të gjitha selitë e këshillave të Bashkësisë Islame në të gjitha qendrat e Kosovës.