![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/477244160_122141729930445238_3073274078436036323_n-600x360-1.jpg)
Botohet libri studimor “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” i Meliza Krasniqit
13 shkurt 2025
| 10:49
Instituti Albanologjik ka botuar librin shkencor të Meliza Krasniqit, “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990”.
“Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” është botimi më i ri i Institutit Albanologjik, që tash e tutje mund të jetë në duart e kureshtarëve dhe dashamirësve të dijeve albanologjisë dhe zhvillimeve të letërsisë shqipe gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.
Në këtë monografi shkencore trajtohen një varg veprash të shkrimtareve shqiptare që kanë lënë gjurmë në artin tonë letrar.
Redaktor i librit është dr. Gëzim Aliu, recensent dhe lektor dr. Fadil Grajçevci.
Redakturën kompjuterike e ka bërë Endrit Aliu, ndërsa dizajnin e ballinës Lirijon Kadriu.