Botohet monografia për fshatin Bellanicë
Ka dalë nga shtypi libri monografik “Bellanica” i autorit Nysret Sertolli.
Autori ka bërë me dije se në këtë libër i ka përfshirë të gjitha ato të dhëna që ka mundur t’i gjejë në shkrime, libra, por edhe nga bisedat dhe intervistat që ka realizuar ndër vite me banorë të Bellanicës. “Kërkoj ndjesë nëse ka mbetur diçka pa u përfshirë, por ky është vetëm hapi i parë që kam bërë në këtë drejtim, duke ia hapur rrugën gjeneratës së re të hulumtojë më tej e të gjejë të dhëna të reja që do ta plotësonin edhe më shumë këtë monografi. Prandaj çdo sugjerim, këshillë apo vërejtje për këtë monografi do të jetë e mirëpritur nga ana ime dhe do t’i jem falënderues secilit.
Librin nga dita e shtunë, me datë 24.12.2022, do të keni mundësi ta gjeni në marketin ‘Genti’ në Bellanicë”, ka njoftuar autori Nysret Sertolli.
Librin e ka botuar shtëpia botuese “Armagedoni”.