Botohet monografia “Proza sentimentale shqipe” e Artesa Osmanaj-Mavrajt

15 shtator 2023 | 09:27

Shtëpia botuese “Armagedoni” ka nxjerrë nga shtypi librin studimor të studiueses Artesa Osmanaj-Mavraj.

Libri monografik “Proza sentimentale shqipe” trajton prozën artistike të shkrimtarëve Mihail Grameno, Foqion Postoli dhe Haki Stërmilli.

Shtëpia botuese “Armegedoni”, në njoftimin për botimin e librit të Artesa Osmanaj-Mavraj, shkruan: “Proza sentimentale shqipe, prej të gjitha periudhave e formacioneve të letërsisë shqipe, është proza që ka shkaktuar më së shumti emocione dhe ka ngritur vetëdijen për barazi shoqërore. Ani pse është pëlqyer më së shumti nga lexuesit, është shkruar më së paku për të nga studiuesit. Artesa Osmanaj ka bërë një punë të çmueshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Gashi   "Verrà la morte e avrà i tuoi…