Botohet monografia “Trashëgimia islame në Llapushë 1529-2020” e autorit Harun Shabanaj
Këto ditë ka dal nga shtypi monografia “Trashëgimia islame në Llapushë 1529-2020” e autorit dhe veprimtarit të njohur të çështjes kombetare shqiptare Harun Shabanaj.
Libri ka gjithsej 371 faqe, të cilat ndertojnë 8 kapituj të librit.
Në këte monografi, autori ka arritur që të ofroj të dhëna të rendësisshme shkencore mbi përhapjen dhe pranimin e islamit nga popullsia vendase shqiptare e trevës se Llapushës, si dhe për objektet e para fetare islame të cilat datojnë që nga viti 1529, ku për herë të parë në fshatin Marali të trevës se Llapushës ndertohet xhamia e parë.
Pjesë e librit janë edhe historiku i Xhamive të kësaj zone si dhe 170 biografi të hoxhallarëve të kësaj treve, duke filluar nga imamët deshmorë, imamet e persekutuar apo kolosët e kësaj zone, për të vijuar me imamet e vdekur dhe ata që janë ende gjallë.
Pjese e rendësishme e monografisë janë edhe disa nga epitafët, dokumentë, libra e fotografì të ndryshme nga treva e Llapushës.
Libri është redaktuar nga Sabri Bajgora, ndëraa recensentë të saj janë Dr. Fahrush Rexhepi e Dr. Shkodran Imeraj.