Botohet në gjuhën italiane libri i autorit Jeton Kelmendi
Shkruan: DANTE MAFFIA
Duke lexuar informacionin biobibliografik të Jeton Kelmendit, dramaturg, përkthyes, analist politik, profesor universitar, akademik, gazetar e po ashtu poet, i lindur më 1978, habitesh. Ai punoi shumë, arriti sukses në të gjithë botën (një listë e gjatë çmimesh, mirënjohjesh të marra dhe përkthime të librave të tij). Kjo do të thotë se poezia e tij ka një karakter universal të vendosur dhe për një arsye shumë të thjeshtë: arrin të interpretojë ndjenjat që janë baza e jetës dhe thelbi i njerëzimit.
Ai arrin të interpretojë idealet që janë themeli i qytetërimit të sotëm, duke i projektuar ato në të ardhmen, duke i dhënë çdo faqe zjarrin e entuziazmit të tij, duke kapur të vërtetat e thella dhe arsyet që i japin direktivat e nevojshme qytetërimit të kohës sonë.