Botohet në gjuhën turke romani “Eskadronët e vdekjes”
Shtëpia Botuese “Platanus Publishing” në Ankara të Turqisë ka botuar romanin “Ölüm Mangaları” (“Eskadronët e Vdekjes”) të autorit Bardhyl Mahmuti e me përkthim të dr. Edona Llukaçaj.
Ky roman tashmë ka filluar të shpërndahet në libraritë e Turqisë dhe mund të porositet edhe përmes internetit.
Është një rasti i mirë që do t’ia mundësojë lexuesve në gjuhën turke të njoftohen për të vërtetën e krimeve të tmerrshme dhe gjenocidin që Serbia ka kryer kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së fundit 1998-1999.
Romani është botuar me angazhimin e atdhetarit të shquar me origjinë nga rrethina e Preshevës që jeton Stamboll, Shevket Zulfia (Şevket Zülfüoğlu), i cili nuk kurseu asgjë deri në publikimin e këtij romani.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” falënderon publikisht Shevket Zulfia dhe çmon lartë kontributin e tij për të ndriçuar të vërtetën për njërën nga tragjeditë më të mëdha njerëzore të fundshekullit XX: gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës!
Po ashtu Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” falënderon edhe shtëpinë botuese që e ka marrë përsipër botimin e romanit si dhe përkthyesen e shquar, dr. Edona Llukaçaj për kontributin e saj që romani të publikohet edhe në gjuhën turke.
Romani “Eskadronët e Vdekjes” në gjuhën turke mund të porositet këtu:
https://www.platanuskitapstore.com/olum-mangalari-bir-katliamin-gunlugu
ose