Bottas: Ky është sezoni i duhur për titullin

07 janar 2021 | 11:51

“Po plakem, por e ndiej që jam më i shpejtë në pistë. Gjithashtu, ndiej se këtë vit do të kem më shumë shanse të dueloj për titullin në Formula 1”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga piloti finlandez Valtteri Bottas, që shpreson ta ndalë hegjemoninë e shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton. Të dy pilotojnë makinën kampione Mercedes.

“Mendoj se gjatë vitit 2020 kam pasur një ritëm konstant në garë, që natyrisht mund të përmirësohet. Janë disa detaje që duhen përmirësuar, ashtu sikurse bëri Lewisi. Mendoj se ende nuk kam arritur në majën e karrierës time”, ka thënë Bottas.

Finlandezi beson te titulli i parë kampion në Formula 1: “Çdo objektiv është i arritshëm. Nuk ndiej presion, pasi punoj shumë për të arritur maksimumin në pistë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Apple” po punon për të krijuar dy smartphone të palosshëm…