Botuesi i veprave të Kadaresë tregon për çastet e tij të fundit
Botuesi i veprave të shkrimtarit Ismail Kadare, Bujar Hudhri, ka treguar në “Top Story” momentet e fundit të shkrimtarit të madh para se të ndërronte jetë.
1 korrikun Bujar Hudhri e cilëson si ditë të trishtuar, kur pa për herë të parë Ismail Kadarenë shtrirë. Ai vijoi duke treguar se sesi rrugës për në spital, drejtuesi ankohej se ambulancës nuk i hapte njeri rrugën.
“Unë po rrëfej çfarë ndodhi atë ditë të trishtuar, 1 korriku, kur të pashë të shtrirë Kadarencë. E ngritëm e çuan në ashensor, në ambulancë. Unë vajta te vendi i shoferit që gjithë rrugës ankohej.
Nuk hap njeriu rrugën, sirena vazhdonte. Zotëria i urgjencës që qenka shqetësuar aq shumë, do bënte mirë të mos filmonte në varrim. Nuk kisha as për sistem shënditësor, më duket një shqetësim”, tha Hudhri.
Miku i Kadaresë thotë se ai ishte ‘zog i qiejve’ dhe kjo ia lehtëson dhimbjen.
“Na trishtoi shumë, dikur isha në siklet të vija në tv dhe ta dija që po më shikonte nga tv. Po qenka më në siklet kur nuk të shikoka. Ajo që mua më ka…kam menduar dhe ikjen e tij si një proces normal. Më është fiksuar, unë e prisja në Rinas, vinte i gëzueshëm. Kishte gëzim mëdha të kthehej në Shqipëri.
E përcillja derisa avioni zhdukej. E gjitha kjo më duket sikur ky njeri ikën në qiell dhe ta bën më të lehtë që këtë njeri do e takosh përsëri. Madje ka bërë një parathëne të bukur të Lasgushit, e quajti zogu i qiejve. Ai është vetë zogu i qiejve dhe kjo ma lehtëson dhimbjen, është ne panteonin e letërsisë botërore.”