Bournemouthi “demolon” Chelsean
31 janar 2018
| 22:44
Chelsea ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Bournemouthi.
Në Stamford Bridge skuadra e Antonio Contes pësoi me rezultat prej 0 me 3, raporton Koha.net.
Përkundër që pati topin më tepër në këmbët e veta Chelsea nuk arriti të jetë efikase para portës së kundërshtarit, në anën tjetër nuk u tregua e mirë në aspektin defansiv, duke pësuar tre herë nga katër goditje të kundërshtarit brenda kornizës së portës.
Ishte Wilson që shënoi golin e parë në minutën e 51, më pas shënuan Stanislas e Ake në minutat 64 e 67.
Pas kësaj humbje Chelsea mban vendin e katërt me 50 pikë po aq sa ka edhe Liverpooli në një pozitë më lartë. Bournemouthi në vendin e dhjetë tani ka 28 pikë.