Bournemouthi shkarkon trajnerin
30 gusht 2022
| 12:13
Në javën e kaluar, Liverpooli shkatërroi me 9 gola skuadrën e Bournemouthit. Një rezultat i thellë nga të besuarit e Jurgen Klopp, të cilët nxorën kështu “mllefin’ e ndeshjeve të para të Premier Ligë ku nuk ia kishin dalë të siguronin fitoren në katër ndeshje.
Tri ditë pas kësaj humbje skuadra e Bournemouth ka marrë masa dhe ai që e ka pësuar është trajneri, Scott Parker.
41-vjeçari është shkarkuar zyrtarisht pas kësaj disfate në “Anfield”, me lajmin që e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në rrjetet sociale, ndërsa bëhet e ditur se përkohësisht vendin e teknikut do ta zërë Geri o’Nill.