Bove: Faleminderit për mbështetjen, më keni dhënë forcën për të ecur përpara
Eduardo Bove thyen heshtjen. Mesfushori 22-vjeçar, që dy javë më parë, në nisje të sfidës Fiorentina-Inter bëri që tifozët anembanë rruzullit të “mbanin frymën” të pushtuar nga ankthi për gjendjen e tij, pas kolapsit në fushë, ka falënderuar të gjithë sportadashësiot e sigurisht klubin e tij e stafin për mbështetjen e pakufishme në gjithë këto ditë të vështira për të edhe familjen e tij.
“Ajo që kam përjetuar, suporti i tifozëve, i shokëve të skuadrës dhe i skuadrave kundërshtare, si dhe e gjithë mbështetja e botës së futbollit, ishte diçka që s’mund ta shpjegoj me fjalë, por di t’ju them se më ka dhënë shumë force për të vazhduar përpara. Ndihesha i rrethuar nga një energji pozitive, që më mundësoi të qëndroja i qetë, e të mos ndjeja atë çfarë çdokush mund të përjetonte në vendin tim”, ka theksuar Bove.