BPB nënshkruan marrëveshje me 14 tregtarë të teknologjive të qëndrueshme, në mbarë Kosovën
Në javët e fundit, Banka e Vendit ka nënshkruar marrëveshje me 14 tregtarë të teknologjive të qëndrueshme, në mbarë Kosovën.
Falenderojmë kompanitë VATANI, AL PLAST , AS term, Celsius, Hysenaj, ING Projekt, Muqa Solar Company, NTP Edi, Reforma Home, Shabani, Terravolti, Termoklima, Termoteknika dhe Toni Impex.
Kjo iniciativë, e mbështetur nga EBRD GEFF, vjen si një hap tutje në rrugëtimin e Bankës drejt një të ardhme më të gjelbër! Ne do të vazhdojmë me marrëveshje të tilla edhe me shumë tregtarë të tjerë.
GEFF në Kosovë – Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë (BERZH) ndihmon familjet të investojnë në teknologji me performanca të larta përmes BPB-së si partnere e programit.
Për më shumë informata vizitoni webfaqen e GEFF: www.ebrdgeff.com/kosovo
BPB – Banka e Vendit për të ardhmen e gjelbër!