BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025

20 prill 2025 | 08:30

Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK), njofton se sipas projeksioneve të BQK-së, ekonomia pritet të rritet me 4.2 përqind gjatë vitit 2025, me kontribuues kryesor konsumin, investimet dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve, ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve pritet të ketë ndikim negativ.

Parashikimet e BQK-së sugjerojnë se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 3.3 përqind në vitin 2025.

“Rikthimi i presioneve inflacioniste në tremujorin e parë të vitit 2025, u nxit kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimit, si dhe nga ndikimi i pritjeve për inflacion pas njoftimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike”, thuhet në ‘Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë’ të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovë (BQK), njofton se rreziqet ndaj këtij projeksioni anojnë nga kahu rritës dhe përfshijnë: ecurinë rritëse në çmimet e ushqimit në tregjet ndërkombëtare, si dhe shkallën e transmetimit të kostove të rritura të energjisë elektrike në çmimet e mallrave dhe shërbimeve të prodhuara brenda vendit.

Raporti i plotë:

https://bqk-kos.org/wp-content/uploads/2025/04/BQK_VTE_TM4.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Ditën e Pashkëve, në orën 11:00 mbahet mesha…