BQK-ja: 7.2 për qind parashihet rënia ekonomike

12 nëntor 2020 | 11:35

Drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) kanë theksuar se janë duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me pandeminë në vend.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti në një konferencë për medie, ka theksuar se sektori bankar është stabil, likuid dhe me afarizëm pozitiv.

“Rëndësi të veçantë u kushtojmë kontrollit të brendshëm që ka për qëllim eliminimin e humbjeve. Raportimi gjendjes që parasë e gatshme në BKQ është pasqyruar saktë, i drejtë dhe në kohë. Kjo dëshmon për sistemin efektiv të kontrolleve të brendshme në BQK duke zvogëluar mundësinë e mashtrimeve dhe gabimeve të ndryshme”, është shprehur Mehmeti.

Ai ka thënë se si institucion kanë parashikuar rënies ekonomike që do ta pësojë vendi si pasojë e pandemisë.

“7.2 për qind parashihet rënia ekonomike sipas BKQ-së. Shkaktarë mbrapa rënies janë me masat e ndërmarra për parandalimin e shpërndarjes së virusit të Covid-19. Një prej faktorëve që ka ndikuar në uljen e kërkesës agregate është rënia e vizitave nga diaspora”, ka thënë ai, duke bërë me dije se dërgesat nga diaspora këtë vit kanë shënuar rritje.

“643 milionë janë në këtë vit, kurse në vitin e kaluar remitancat kanë qenë 608.6 milionë euro”, është shprehur Mehmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…