BQK-ja deklarohet për likuiditetin bankar

13 mars 2020 | 15:52

Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës Kushtrim Ahmeti, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se BQK-ja po e përcjell me vëmendje masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, lidhur me koronavirusin dhe së  konform këtyre masave BQK-ja ndërmerr veprimet e saj. “BQK-ja po  përcjell me vëmendje masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe konform këtyre masave, BQK-ja ndërmerr veprimet e saj. Aktiviteti ekonomik në Kosovë është duke funksionuar në suaza normale dhe se masat e parapara nga Qeveria e Republikës së Kosovës sigurojnë kontinuitet të rregullt të aktivitetit ekonomik”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se si rrjedhojë, BQK-ja nuk ndërmerr ndonjë masë të re. Ai foli dhe për likuiditetin në vend, për të cilën gjë ka thënë Sektori Bankar në Kosovë vazhdon të jetë ndër sektorët me likuiditetin më të lartë. “Sa i përket likuiditetit në vend, Sektori Bankar në Kosovë vazhdon të jetë ndër sektorët me likuiditetin më të lartë në rajon dhe më gjerë”, ka deklaruar ai.

/Epoka e re/ Albulena S. MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 1 mars…