BQK-ja: Deri në fund të korrikut diaspora dërgoi në Kosovë rreth 754 milionë euro
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar statistikat financiare për ndërmjetësit financiar, kompanitë e sigurimeve, fondet pensionale dhe remitencat për muajin gusht 2023.
Sa i përket remitencave, BQK-ja ka bërë me dije se deri në fund të muajit korrik të këtij viti, diaspora ka dërguar në Kosovës rreth 754 milionë euro.
“Remitancat deri në fund të korrikut 2023 arritën vlerën rreth 754 milionë euro, që paraqet rritje prej 12 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ku vetëm në muajin korrik ishin 118.8 milionë euro. Remitancat kryesisht vijnë nga shtetet BE-së rreth 70 për qind e gjithsej remitancave, prej të cilave kryeson Gjermania me 38.1 për qind dhe ndiqen nga Zvicra me 17.6 për qind dhe ShBA rreth 7.5 për qind. Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin gusht ishin rreth 142.2 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 42 për qind, kanalet tjera 40 për qind%, ndërsa përmes bankave 19 për qind”, ka njoftuar BQK-ja.