BQK-ja dhe Banka Botërore rrisin bashkëpunimin

25 shtator 2018 | 11:52

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marco Mantovanelli, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe angazhimin e BQK-së për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Mantovanellin rreth rritjes së aktivitetit të sistemit financiar në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, si dhe e ka falënderuar për mbështetjen e pa kursyer që Banka Botërore ia ka dhënë BQK-së në shumë projekte të rëndësishme.

Nga ana tjetër, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marco Mantovanelli, ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës të vazhdojë të rritet.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e martë) nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e Serisë…