BQK-ja dhe BERZh-i vazhdojnë bashkëpunimin

23 mars 2022 | 17:01

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur të mërkurën në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), të kryesuar nga drejtori për Kosovë, Neil Taylor.

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar përfaqësuesit e BERZh-it për prezantimin e raportit të tranzicionit për vitin 2021/2022, duke theksuar edhe angazhimin dhe kontributin e rëndësishëm që BERZh-i në vazhdimësi ka dhënë për mbështetjen e institucioneve të Kosovës, në përgjithësi për zhvillimin ekonomik të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se shteti i…