BQK-ja dhe Eurostat-i diskutuan lidhur me zhvillimin e sistemit statistikor të Kosovës

27 mars 2019 | 16:16

Zëvendësguvernatori i Bankes Qendrore të Kosovës (BQK) për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka takuar të mërkurën një delegacion të lartë të Eurostat-it për të diskutuar mbi statistikat dhe çështjet përkatëse që kanë të bëjnë me informacionin statistikor në Kosovë.

Zëvendësguvernatori Havolli ka informuar zyrtarët e Eurostat-it lidhur progresin e bërë nga BQK-ja në vitet e fundit për të zhvilluar një sistem të qëndrueshëm statistikor, që prodhon statistika cilësore të nevojshme për procesin e vendimmarrjes.

Me këtë rast, zëvendësguvernatori Havolli ka potencuar se fokusi i BQK-së është në statistikat e sektorit monetar e financiar, sektorit të jashtëm dhe në statistikat e sektorit të llogarive financiare. “Ne jemi të vetëdijshëm se pa statistika të shëndosha nuk mund të monitorojmë zhvillimet ekonomike e as të nxjerrim politika ekonomike të mira”, ka thënë Havolli.

Ai ka theksuar se BQK-ja që nga themelimi i saj ka punuar në tri elemente kryesore për të ndërtuar një sistem të mirë statistikor. “Kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve për t’iu përgjigjur kërkesave për të dhëna me cilësi të lartë dhe në kohë; gjithmonë kemi zbatuar metodologjitë e fundit ndërkombëtare për përpilimin e të dhënave që janë në domenin e BQK-së; dhe kemi ndërtuar një sistem efikas të publikimit të shpërndarjes së të dhënave që prodhohen nga BQK-ja”,  ka thënë zëvendësguvernatori Havolli.

Havolli ka falënderuar Eurostat-in për mbështetjen konstruktive në avancimin e sistemit statistikor të Kosovës dhe se BQK-ja është e gatshme të forcojë më tutje këtë bashkëpunim për të dërguar më shumë të dhëna për Kosovën në Eurostat.

Përfaqësuesit e Eurostat-it, të kryesuar nga Eduardo Barredo Capelot, drejtor për Bashkëpunim Statistikor në Eurostat, falënderuan zëvendësguvernatorin Havolli për informimin. Ata shprehën gatishmërinë për përkrahjen e mëtejmë të BQK-së dhe Kosovës në përgjithësi, në zhvillimin e mëtejmë të sistemit statistikor dhe harmonizimin e plotë të statistikave në përputhje me EU acquis.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e Rihannas me të dashurin e saj miliarder Hassan…