BQK-ja e gatshme për bashkëpunim me institucionet financiare në Sllovaki

26 prill 2021 | 13:51

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilnik.

Guvernatori Mehmeti e ka informuar Kostilnikun me zhvillimet që kanë ndodhur në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe masat që ka ndërmarrë BQK-ja për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Guvernatori Mehmeti ka shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me institucionet financiare në Sllovaki, me qëllim të nxitjes së sektorit financiar për të investuar në vendin tonë.

Nga ana tjetër, shefi i Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilnik, ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për pritjen dhe informacionet e ofruara, si dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit për çështjet që kanë të bëjnë me sistemin financiar mes dy institucioneve edhe më tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ana dhe Arsimit tashmë disa ditë kanë vendosur t’i japin…