BQK-ja ia revokon licencën kompanisë “Kosova e Re”
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka mbajtur të premten konferencë për media, në të cilën ka treguar se bordi ka marrë vendim për revokimin e licencës kompanisë “Kosova e Re”, pas 11 muajve nën administrim të përkohshëm.
Pavarësisht përpjekjeve që ka bërë BQK-ja për përmirësim të gjendjes financiare, Mehmeti ka thënë se kompania “Kosova e Re” nuk i është përgjigjur kërkesave.
“Bordi i BQK-së ka marrë vendim që ‘Kosovës së Re’ t’i revokohet licenca. ‘Kosova e Re’ ndër vite ka pasur vështirësi financiare, dhe atë për mbulim të provizioneve teknike. BQK-ja përkatësisht në mënyrë të vazhdueshme ka bërë përpjekje për përmirësimin e gjendjes financiare të siguruesit ‘Kosova e Re’”, ka thënë ai.
Mehmeti ka thënë se aksionari i siguruesit “Kosova e Re” nuk iu ka përgjigjur kërkesave të BQK-së