BQK-ja jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit
Banka Qendrore e Kosovës me anë të një njoftimi jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit, se si duhet t’i paguajnë këstet e kredive të marra.
BQK thotë se kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet dhe afatet e kredisë.
“Kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit. Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Njoftimi i plotë i BQK-së:
Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe klientëve , Banka Qendrore e Republikës së Kosovës pas vendimit për revokim të regjistrimit dhe inicim të procedurave të likuidimit për institucionin mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo” Sh. A. dhe për institucionin financiar jobankar “Monego” jep këtë sqarim.
Pas marrjes së vendimit, BQK-ja ka caktuar likuidatorët në dy institucionet e lartpërmendura, të cilët do të vazhdojnë punën e tyre bazuar në ligjet dhe rregulloret që janë në fuqi.
Gjithashtu, kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit.
Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet.
Në vijim ua sjellim informacionet se ku mund të drejtohen klientët dhe mediat për çdo informacion që lidhet me dy institucionet.
IMF “Iute Credit Kosovo”
Likuidator: Eduard Bakija
Adresa: Rr.Bill Klinton Mulliri i Praskut, Objekti A2, Ll.B 1, Lokali 2
Telefon: 038 406080
E-mail: [email protected]
Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:
- Posta e Kosovës
- Moneta-Moneygram
- Ria Capital
- Vllesa-CO
IFJB “Monego”
Likuidator: Visar Zeneli
Adresa: Mbreti Zogu I, Nr. 2, Prishtinë
Telefon: 0800 777 88
Email: [email protected]
Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:
- Banka për Biznes (BPB) 1300001500011968
- Posta e Kosovës
- Western Union
- Vllesa-CO