BQK-ja merr vendim të mos aplikojë norma negative në depozitat e KEK-ut

10 janar 2022 | 15:07

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka takuar kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.

Në këtë takim është diskutuar lidhur me modalitetet përmes të cilave BQK-ja do të mund të ndihmojë KEK-un lidhur me tejkalimin më të lehtë të situatës emergjente energjetike.

Si rrjedhojë, guvernatori Mehmeti e ka njoftuar Krasniqin se BQK-ja do të marrë vendim që të mos aplikojë norma negative në depozitat e KEK-ut, por këto kosto me bankat ndërkombëtare do t’i bartë vetë BQK-ja.

Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për gatishmërinë që të ndihmojë në përballimin e vështirësive me të cilat po ballafaqohen.

Gjithashtu, të dyja palët janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, në fushat me interes të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…