BQK-ja: Mos bini pre e mashtrimeve për blerje të bankës “TEB” nga rusët

14 nëntor 2019 | 12:59

Lidhur me spekulimet se banka “TEB sh.a”, është blerë nga biznesmenët rusë, ka reaguar Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK).

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), fton të gjithë opinionin që të mos bien pre e informacioneve të publikuara në rrjetet sociale në lidhje me shitblerjen bankës “TEB sh.a”, nga biznesmenët rusë.

“Në BQK nuk ka pasur asnjëherë kërkesë për ndërrim të pronësisë së kapitalit aksionar të kësaj banke, e cila që nga fillimi është nën pronësi të “BNP Paribas Fortis Yatırımlar Holding A.Ş” dhe “Çolakoğlu Group Joint Venture”. Banka “TEB”, së bashku me bankat tjera që janë të licencuara, kanë luajtur dhe po luajnë rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë, i cili ka kontribuar në rritjen ekonomike të vendit dhe nxitjen e investimeve të jashtme, veçanërisht në sektorin financiar”, thuhet në apelin e BQK-së.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës siguron të gjithë qytetarët se i gjithë sektori financiar është i sigurt dhe nuk ka vend për shqetësim. “BQK-ja si mbikëqyrës i sistemit financiar do të vazhdojë të punojë në mbajtjen e një sistemi financiar të sigurt dhe të shëndoshë dhe do të përmirësojë vazhdimisht mjedisin ekonomik, në të cilin industria financiare operon”, përfundoi njfoftimi i BQK-së.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, Çekia sonte (e…