BQK-ja nënshkruan marrëveshje me Bankën Qendrore Evropiane
22 nëntor 2018
| 15:27
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Bankën Qendrore Evropiane (BQE).
Me anë të kësaj marrëveshje pritet që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet bankave pjesëmarrëse në shkëmbimin e informatave.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, ka bërë me dije se deri më tani Kosova është vendi i vetëm që ka arritur të nënshkruajë marrëveshje të tillë me Bankën Qendrore Evropiane.
/Epoka e re/