BQK-ja nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Bankën Qendrore Evropiane
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Bankën Qendrore Evropiane (ECB – European Central Bank).
Me këtë rast Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka shprehur kënaqësinë për nënshkrimin e këtij memorandumi, i cili është i një rëndësie të madhe për BQK-në dhe Kosovën.
“Ky memorandum, përveç tjerash ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve rregulluese të sistemit bankar, rritjen e bashkëpunimimit me qëllim të shkëmbimit të informacioneve, bashkëpunimin lidhur me mbikëqyrjen në vend, të ekzaminimeve dhe çështje tjera. Memorandumi me BQE-në, forcon edhe më shumë lidhjen mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa neve si BQK do të na ndihmojë shumë që të ecim përpara me përmbushjen e të gjitha detyrimeve, që dalin nga integrimet evropiane”, ka deklaruar Guvernatori Mehmeti.
“Dy palët nënshkruese janë pajtuar që të rritin shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës, pastaj këshillat teknike, trajnimet, seminaret etj”, thuhet në njoftimin e BQK-së.