BQK-ja shënon Ditën Botërore të Kursimeve
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për të tretin vit më radhë ka organizuar të mërkurën Ditën Botërore të Kursimeve. Pjesëmarrës në shënimin e kësaj dite kanë qenë nxënësit e Shkollës Fillore “Pavarësia”, nga Prishtina, të cilët kanë shfaqur aftësitë e tyre rreth mënyrave të kursimit të parave, ashtu edhe përmes vizatimeve të ndryshme.
Edukimi dhe ngritja e njohurive financiare, që nga themelimi i BQK-së, kanë pasur gjithmonë vend të rëndësishëm, rrjedhimisht në vazhdimësi janë ndërmarrë aktivitete dhe realizuar projekte të shumta edukative. Këto aktivitete kanë pasur për target grupmosha të ndryshme, duke përfshirë studentë të universiteteve, nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës të shkollave fillore.
Qëllimi i të gjitha këtyre aktiviteteve dhe projekteve është që BQK-ja të kontribuojë në ngritje të njohurive edukativo financiare.
Dita Botërore e Kursimeve nga viti 1924 shënohet në mbarë botën nga shumica e institucioneve financiare.
Në këtë datë institucione të ndryshme organizojnë aktivitete që për synim e kanë ngritjen dhe vetëdijes mbi rolin dhe rëndësinë e Kursimeve.
/Epoka e re/