BQK-ja tregon për efektet e Rregullores së re që largon dinarin nga përdorimi
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka folur për efektet nga plani për zbatim të lehtësuar të rregullores për operacione me para të gatshme.
Në njoftimin e lëshuar për medie nga BQK-ja është thënë se lidhur me këtë janë licencuar tetë degë/zyra të institucioneve financiare, si dhe gjashtë zyra të institucioneve financiare jobankare dhe mikrofinanciare.
“Disa nga efektet e planit për zbatim të lehtësuar të zbatuar gjatë periudhës tre mujore, i cili kontribuoi në rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithëpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, janë paraqitur në vijim: janë licencuar tetë (8) degë/zyra të institucioneve financiare, një (1) zyrë bankare/degë në Leposaviq, një (1) zyrë e kompanisë së sigurimit (jojetë) në Leposaviq. Gjashtë (6) zyra të institucioneve financiare jobankare dhe mikrofinanciare: një (1) në Leposaviq, një (1) në Zveçan, dy (2) në Graçanicë, një (1) në Shtërpcë, një (1) në Shillovë, Gjilan. Janë vendosur 38 bankomatë/ATM/pajisje të vetëshërbimit financiar. Janë kryer mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese (duke përfshirë Remote Banking). Janë dhënë afër 11 milionë euro kredi”, ka njoftuar BQK-ja.